Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar është diskutuar mundësia e hyrjes së kandidatëve të opozitës në zgjedhjet e 14 majit, në rast se KQZ-ja nuk do i regjistrojë me siglën e PD-së pas vendimit të gjykatës së Apelit.
Mundësitë e diskutuara në mbledhje janë dy.
Njëra është regjistrimi njësoj si në zgjedhjet e 6 marsit 2022, ku kandidatët u regjistruan nën siglën e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’.
Mundësia e dytë është që ata të futen në garë si kandidatë të pavarur e të mbështeten nga partitë e opozitës.