Një 48-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar në kufirin greko-shqiptar, nga policia fqinje.
Rezulton që shqiptari është dënuari në Greqi me 15 vjet burg dhe 15000 euro gjobë.
Ai akuzohet për shkelje të ligjit mbi emigrantët.
Arrestimi i tij është kryer në pikën kufitare Kapshticë, gjatë kontrollit të pasaportës nga pala greke.