Një 41-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi akuzohet për organizim lojërash fati.
Sipas policisë, personi më iniciale E.R. banues në Shkodër e kishte përshtatur lokalin e marrë me qira më mjedis ku luhej poker.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një tavolinë pokeri, çipa e letra bixhozi.