Vendosni fjalën kyçe....

Linja ajrore evropiane kërkon të konkurrojë rivalët, prezanton suitat ‘presidenciale’ në ajër


Një krevat private lart në qiell, madje me sistemin tuaj të ngrohjes që mund ta ktheni lart e poshtë sipas dëshirës? Kjo është ajo që ofrohet në suitën e re të klasit të parë më të fundit të zbuluar nga një linjë ajrore.

Megjithatë, për herë të parë, nuk është një linjë ajrore e Lindjes së Mesme që qëndron në këtë risi. Kjo suitë e re do vendoset në avionët e Lufthansa-s, në një përpjekje për të konkurruar me ofertat e kompanive më të fuqishme botërore për sa i përke tregut të udhëtimeve të gjata.

Prodhimi i ri i Lufthansa Allegris për largësitë e mëdha pritet të shndërrojë udhëtimet, me 2.5 miliardë euro që do investohen në projekt deri në vitin 2025. Ndryshime po bëhen në të katër klasat e kabinave: ekonomi, ekonomi premium, biznes dhe klasi i parë.

Klasi e parë është më emocionuesi. Vendet në atë që linja ajrore e quan ‘First Class Suite Plus’ janë gati një metër të gjera, me një sistem ngrohjeje të personalizuar në mënyrë që udhëtarët të mund ta rrisin temperaturën ose të ulin temperaturën sipas parapëlqimit të tyre personal.

Ata gjithashtu kanë një gardërobë, një tavolinë të mrekullueshme ngrënieje dhe dyer rrëshqitëse prej druri.

Edhe udhëtarët e klasës së biznesit kanë pak për t’u ankuar. Ata gjithashtu marrin një suitë private, megjithëse është më pak intime se ato të klasit të parë. Këto suita kanë gjithashtu gardërobën dhe minibarin e tyre, dhe udhëtarët gjithashtu kanë temperaturën e personalizuar.

Produkti Allegris do shpërndahet në më shumë se 80 avionë të rinj: Boeing 787-9s, 777-9s dhe Airbus A350s, sipas linjës ajrore.