Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Jo vetëm jam,  por ndihem drejtuesi i Partisë Demokratike


“Jo vetëm jam,  por ndihem drejtuesi i Partisë Demokratike”-deklaroi Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes së Kryesisë së grupimit të tij pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ta rikthyer çështjen e vulës në Themel.

Alibeaj tha se ndihet drejtuesi i kësaj force politike dhe ushtruesi i detyrës që nga momenti kur ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha dha dorëheqjen.

“Jo vetëm jam,  por ndihem drejtuesi i Partisë Demokratike, ushtruesi i detyrës që nga momenti i vitit të kaluar.

Alibeaj ritheksoi disa herë që qëllimi i tij i vetëm është që të dalin me një kandidat unik fitues dhe të mposhtin kryeministrin Edi Rama.

“Ajo që unë thashë është që të heqim urrejtjen apo sinjalet e përçarjes që jepen. Qëllimi i PD sot është të dalim me një kandidat unik fitues, bazuar te vlerat më të mira.

Ajo që unë kam thënë është që duhet një politikan të japë një shembull dhe të respektojë vendimet. Unë pranoj çdo lloj vendimi gjykatës, por jo vetëm kaq por sepse kam qenë unë që kam thënë pesë herë të gjykimi të përshpejtohet. Unë nuk kam fituar, askush s’ka fituar, vendimi i gjykatës është një zvarritje”, tha Alibeaj.