Vendosni fjalën kyçe....

Blushi: Qeveria po na nxin faqen në gjithë botën, sot na paska futur edhe në radarin e DEA-s


Duke marrë shkas nga njoftimi i sotëm i amabsadës amerikane, e cila përcillte thirrjen e Agjencisë së SHBA kundër Narkotikëve DEA, se qytetarët shqiptarë duhet të bëhen burim informacioni për çdo rast shkeljeje kriminale, pak më vonë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, i cili shkruan se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë ta zhdukë narkotrafikun, sepse ka policë shumë profesionalë, por fatkeqsësiht sipas tij, qeveria ‘vulëhumbur’ e Ramës, po nxin faqen e vendit kah botës.

Sot na paska futur edhe në radarin e DEA-s.” shkruan Blushi.

Blushi vijon se Rama i ka ministrat nëpër burgje ndërkohë emri i tij lakohet nëpër media botërore për çështjen e nxehtë McGonigal.

 

Postimi:

“Shqipëria i ka të gjitha mundësitë ta zhdukë narkotrafikun. Ka qytetarë të mirë dhe policë shumë profesionalë.

Por fatkeqësisht kemi dhe këtë Qeverinë e vulëhumburit që dita-ditës po na i nxin faqen në gjithë botën.

Sot na paska futur edhe në radarin e DEA-s.

Ministrat i ka nëpër burgje, dhe emri i tij lakohet nga mediat botërore si partner i McGonigal-it.

Por po i vjen fundi kësaj pune, se shqiptarët vërtet durojnë shumë, por nuk e lënë kupën e mbushur të derdhet.”