Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i PD, të drejtuar nga Sali Berisha deklaroi në emisionin “Pa Censurë” në RTSH se nuk është e pamundur që PD-ja të dalë me siglën dhe vulën aktuale në zgjedhje.
Sipas Nokës, që ky opsion të ndodhë duhet të plotësohet dy kyshte që lidhen me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeaj.
“Është e paprecedentë, kur një kryetar partie jep dorëheqjen dhe autorizon partinë për t’u regjistruar në zgjedhje. Ky është veprim prej. Nuk ka refuzim për bashkëpunim me grupimin tjetër. Basha dhe Alibeaj që i shërbejnë Edi Ramës dhe rrënimit të opozitës dhe që janë në shërbim të likuidimit të PD, të jenë pjesë e këtij procesi. Kushdo tjetër nga kolegët tanë deputetë është i mirëpritur.”- tha zoti Noka
Flamur Noka e pranoi që bisedimet nuk janë kryer me Bashën dhe Alibeajn duke u përgjigjur më tej se pse nuk gjendet gjuha e bashkëpunimit as me këta deputetë që kanë mendim ndryshe në PD për të përdorur vulën e PD në zgjedhje.
“Përsa kohë kolegët e tjerë rrinë nën çadrën e Bravës (Basha) dhe Alibashës (Alibeaj), e them me keqardhje, por ata vazhdojnë të jenë në shërbim të pengjeve. Kjo gjë duhet ndarë. Pastaj mendim ndryshe, mendim kundër, PD është e hapur”, tha Flamur Noka në intervistën për gazetaren Elona Meço.