Vendosni fjalën kyçe....

Kompania në Britani që organizonte ‘shfaqje’ për fëmijët i anulon, fajëson ‘trollët’ – Media


CabaBabaRave, një trupë spekaktli në Mbretërinë e Bashkuar që kombinon ‘ngjarjet shqisore’ për të miturit me numrat e çmendur të kabareve për nënat e tyre, anuloi të gjitha shfaqjet e saj të ardhshme të premten përmes një emaili të parë nga Daily Mail, pasi prindërit e indinjuar akuzuan trupën për ‘shfaqqe’ seksuale për fëmijët.

Duke fajësuar ‘ngacmimet e kohëve të fundit dhe vëmendjen e padrejtë të medias’”, organizatorët e ngjarjes Gemma Daubney dhe Liz West u thanë mbajtësve të biletave se CabaBabaRave po bënte ‘një pushim të vogël për shëndetin e tyre mendor’.

Trupa mbylli profilet e saj në mediat sociale të mërkurën pasi u shfaqën pamjet që tregonin të rritur thuajse të zhveshur duke tundur pjesën e poshtme të trupit në fytyrat e të miturve në ngjarjet CabaBabaRave.

Një pamje tregoi një grua pa asnjë rrobë në  pjesën e sipërme të trupit  dhe një palë mbathje tanga të kuqe, që ngrinte në ajër një fëmijë të vogël, ndërsa një videoklip tregonte një burrë me parzmore lëkure në gjoks dhe çizme lëkure të lyera deri në kofshë që lëkundet nga tavani i rrethuar nga nënat dhe foshnjat.

Ndërsa organizatorët premtuan se nuk po thoshin ‘lamtumirë përgjithmonë’, faqja e tyre është zbrazur së bashku me rrjetet e tyre sociale.

Daubney dhe West pritën deri të premten për të lëshuar një deklaratë që mbron në mënyrë të qartë spektaklin e papërshtatshëm për moshën, duke fajësuar sërish një ‘sulm mjaft të tmerrshëm trolling’ për vendimin për të privatizuar profilet e tyre në mediat sociale.

Ata shpjeguan se përveç ‘shfaqjeve familjare’ më të shëndetshme të organizuara për ‘fëmijë të të gjitha moshave’, CabaBabaRave gjithashtu organizoi shfaqje që synonin nënat e reja të lodhura nga dëgjimi i këngëve të zakonshme për fëmijë si ‘rrotat në autobus’ apo ‘peshkaqeni i vogël’ dhe që dëshirojnë një ‘natë e madhe londineze’ në vend të kësaj. Twerking dhe G-strings do shkonin pikërisht mbi kokat e foshnjave, sugjeruan ata.