Vendosni fjalën kyçe....

Në gjurmët e të atit, Barcelona nënshkruan me djalin e Ronaldinhos


Barcelona ka njoftuar nënshkrimin me 18-vjeçarin Joao Mendes, i cili është djali i ish-legjendës së klubit, Ronaldinho.

Mendes nënshkroi një marrëveshje të enjten për t’u bashkuar me gjigantin katalanas nga skuadra braziliane Cruzeiro.

Adoleshenti, i cili më parë kishte fshehur identitetin e tij si djali i ish-yllit brazilian kur ai iu bashkua ekipit të Belo Horizonte, erdhi në Barcelonë për një provë në janar përpara se të nënshkruante përgjithmonë me klubin.

Mendes do t’i bashkohet akademisë së famshme të Barcelonës ‘La Masia’, e cila ka prodhuar disa nga talentet më të mëdhenj të klubit si Pep Guardiola (tani drejtues i Manchester City), Lionel Messi (tani luan për Paris Saint-Germain) dhe trajnerin e tanishëm të Barcelonës, Xavi.

Mendes është sulmues i majteë, por mund të luajë kudo në vijën e parë.

I riu ndjek gjurmët e babait të tij, i cili kaloi pesë vite të suksesshme me ‘Blaugranat’, duke bërë 207 paraqitje dhe duke shënuar 94 gola.

Gjatë kohës së tij në Katalonjë, Ronaldinho fitoi dy tituj të La Ligës, një trofe të Ligës së Kampionëve si dhe një mori çmimesh individuale, duke përfshirë Topin e Artë të vitit 2005.