Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Tiranës arreston 18 persona për vepra të ndryshme penale


Policia e kryeqytetit nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se ka arrestuar 18 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Bëhet fjalë për vepra si “Dhunë në familje”, “Posedim i lëndëve narkotike” dhe “grabitje”.

 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

– P. B., 32 vjeç dhe M. G., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të vogla lënde të dyshuara narkotike kokainë;

– B. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;

– B. K., 20 vjeç, banues në Tiranë dhe O. D., 20 vjeç, banues në Nikël, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte secili prej tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

– T. L., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij dhe i ka dëmtuar automjetin;

– I. Rr., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. I., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur disa produkte, në një market, në rrugën “Frederik Shiroka”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. M., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi i ka vjedhur me dhunë aparatin celular, një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin H. L., 55 vjeç, banues në Priskë të Madhe, pasi duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës, ka tentuar të ushtrojë dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan një shtetas 16 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një shumë parash dhe kasën, në një market, në rrugën “5 Maji”. Gjithashtu, 16-vjeçari dyshohet se është autor i 3 rasteve të vjedhjes së shumave të ndryshme të parave, në disa subjekte.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– G. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale;

– K. K., 27 vjeç, banues në Kamzë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka nga rruga. Si pasojë është dëmtuar 27-vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

– Z. S., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen A. N., 28 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve;

– G. K., 24 vjeç, banues në Tropojë, E. C., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Gj., 28 vjeç, banues në Angli, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

– H. N., 26 vjeçe, banuese Kosovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprine të mëtejshme procedurale.