Vendosni fjalën kyçe....

Skuqet kryeqyteti, Partizani fiton ndaj Tiranës dhe merr kreun


Derbi i kryeqytetit i takon Partizanit.

Të kuqtë fituan me rezultatin 2-0 ndaj bardhe bluve.

Në minutën e 19, sulmuesi afrikan Mba arriti të gjente rrjetën e Tiranës duke shënuar gol pas krosimit të Hadrojt nga e djathta.

Në minutën e 40-të, arbitri i ndeshjes, akordoi penallti për Tiranën por pasi e pa edhe njëherë pretendimin në pajisjen e VAR e anuloi vendimin e marrë më herët.

Me rinisjen e lojës, në minutën e 60-të, Partizani arriti të siguronte një penallti, të cilën kapiteni i ekipit, Telushi nuk arriti ta kthente në gol duke mos arritur të mposhtë portierin Bekaj.

Në minutën e 80-të, Tedi Cara përfitoi pas një gafe në mbrojtjen kundërshtare, duke dyfishuar shifrat dhe duke vulosur një herë e mirë fatet e derbit.

Tirana dhe Partizani tashmë ndajnë kreu ne renditjes në tabelë me kuotën e njëjtë të 40 pikëve, por të kuqtë qëndrojnë në krye për shkak të numrit më të madh të diferencës së golave të shënuar me ato të pësuar.

Gjatë sfidës nuk munguan as incidentet ku tifozeritë e të dyja skuadrave krijuan probleme me flakdanë duke i hedhur ne fushë, madje sjellë edhe probleme për të dy portierët të cilët u panë të shtrirë në fushë.

Madje nga flakadanët dhe tymi i krijuar arbitri u detyrua të ndërpresë ndeshjen.