Vendosni fjalën kyçe....

“Të dëshmoj në gjykatë njësoj si të çosh qengjin mes ujqërve” – Gjykata urdhëron shoqërimin e detyrueshëm për Luftar Reçin


Gjykata e Posaçme ka urdhër shoqërimin e  detyruar të Luftar Reçit për të dëshmuar në gjyqet ndaj Emiljano Shullazit e Plaurent Dervishajt.

Dëshmitë e tij të mëhershme kanë bërë që të rihapen dosjet e ekzekutimeve  në vitin 2005 të Klodian Saliut e Vajdin Lamajt.

Ai ka kërkuar që të dëshmojë përmes ‘Skype’ për shkak të pamundësive shëndetësore, kërkesë që nuk është pranuar.

Sipas Reçit, ta çosh të dëshmojë në seancë është si të çosh ‘qengjin mes ujqërve’.

Përmes një letre ai ka kërkuar që të dëshmojë përmes rrjeteve sociale, njësoj siç edhe është kërkuar nga SPAK, po kjo gjë nuk është marrë parasysh nga Gjykata e Posaçme.

“Nuk kam më mundësi e as fuqi të paraqitem në gjyq. Kam ardhur 5 herë dhe gjyqi është shtyrë. Unë jam paraqitur për respekt të drejtësisë. Jam i sëmurë prej vitesh me diabet dhe probleme të tjera shëndetësore. Kërkoj të dëshmoj me skype. Nëse avokatët kanë dyshime, të jenë prezentë tek unë dhe 2-3 gazetarë. Kam arsye shëndetësore dhe sigurie vajtje-ardhje. Ardhja ime në gjykatë është si të dërgosh qengjin mes ujqërve.” – thuhet në deklaratën e Reçit.