TikTok ka njoftuar cilësime të reja të paracaktuara që do shtohen në llogaritë e fëmijëve nën 18 vjeç si pjesë e kontrolleve të udhëzimit prindëror, duke përfshirë një që do të kufizojë kohën e tyre para ekranit në 60 minuta në ditë.
Cilësimet mund të çaktivizohen, por do të aktivizohen si parazgjedhje kur të arrijë përditësimi.
“Në javët e ardhshme, çdo llogari që i përket një përdoruesi nën moshën 18 vjeç do vendoset automatikisht në një kufi ditor 60-minutësh të kohës para ekranit,” shkruan TikTok në një postim në blog.
“Ndërsa nuk ka asnjë pozicion të miratuar kolektivisht për sasinë ‘e duhur’ të kohës para ekranit apo edhe ndikimin e kohës para ekranit më gjerësisht, ne u këshilluam me kërkimin aktual akademik dhe ekspertët nga Laboratori i Wellness Digital në Spitalin e Fëmijëve të Bostonit për të zgjedhur këtë kufi.”
Rregullat do jenë edhe më të rrepta për fëmijët nën 13 vjeç, për të cilët prindërit ose kujdestarët do të duhet të vendosin një fjalëkalim për të zgjatur kohën e ekranit me 30 minuta çdo herë.
Nëse një adoleshent shpenzon më shumë se 100 minuta në ditë duke parë TikTok, por e çaktivizon konfigurimin, do t’i kërkohet të shtojë një kufi kohor për të nxitur administrimin më të mirë të kohës para ekranit.
Një grup shtesë kontrollesh prindërore po shtohen gjithashtu krahas kufirit të kohës, duke përfshirë funksionet e çiftimit familjar që do zgjerojnë periudhën e kohës para ekranit.