Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka kërkuar përjashtimin e relators Edlira Petriti në gjyqin lidhur me çështjen e audiopërgjimit ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Salianji kërkoi përjashtimin e Petritit me pretendimin se ajo ka lidhje familjare me personat që janë palë në gjykim.
Ai theksoi se bashkëshorti i Petritit, Sokol Sadushi, ka shqyrtuar në Gjykatën e Lartë një rekurs të bërë nga palët.
Deputeti i PD-së tha gjithashtu se Petriti e ka shpejtuar çështjen duke mos e rishortuar.
“Përjashtimi i Petrit ka të bëjë me papajtueshmëri ose lidhje familjare me personat që janë palë në gjykim. Shkak për përjashtimin, pasi bashkëshorti i saj Sokol Sadushi ka shqyrtuar në Gjykatën e Lartë një rekurs të bërë nga palët. Çështja nuk është rishortuar, Petri e përshpejtoi dosjen edhe pse ka dosje të tjera të regjistruara para asaj pa shqyrtuar. Kjo më bën të dyshoj që relatorja ka patur qëllim të mos e rishortojë çështjen.” – tha Salianji.