Vendosni fjalën kyçe....

Atentati mafioz në Shkup ku u vranë dy shqiptarë të vendit fqinj, policia: U qëlluan nga 5 persona të maskuar

Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut janë vrarë mbrëmjen e djeshme në Shkup.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:00 në lagjen Çarshi, ku ndaj dy personave është qëlluar me armë zjarri, duke i lënë të vdekur në vendin e ngjarjes, shkruan Alsat.

Viktimat janë 37-vjeçari me iniciale J.K. e 28-vjeçari me iniciale E.I. ndërsa 34-vjeçari me iniciale A.T. u plagos e sipas mediave të vendit fqinj është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Maqedonisë së Veriut njofton se në atentatin e mbrëmshëm kanë marrë pjesë 5 persona të veshur me të zeza ndërsa pas atentatit është gjetur e djegur një makinë tip ‘Audi A6’.

“Më 06.03.2023 në ora 20:11 minuta në SPB-Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik në rrugën Samoilova” në Shkup 5 persona të veshur me të zeza dhe me maska në kokë kanë shtënë me armë zjarri drejt personave J.K. 37 vjeç dhe E.I. 28 vjeç të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje, derisa personi i plagosur A.T. 34 vjeç është dërguar në Spitalin e Qytetit për kurim dhe pas sanimit të plagëve është lëshuar në kurim shtëpiak. Për rastin menjëherë është njoftuar edhe prokurori publik i cili ka dalë në vendngjarje dhe me urdhër të të cilit trupat janë dërguar në autopsi. Rreth orës 20:30 në rrugën drejtë Orizares së Epërme është djegur një makinë “Audi A6”. Me urdhër të prokurorit publik janë marr në bisedë informative më shumë persona dhe po ndërmerren masa adekuate për zbardhjen e vrasjes”, thuhet në njoftimin e policisë.