Çokollata dalluese trekëndore zvicerane Toblerone po humbet imazhin e malit Matterhorn nga marka e saj pasi prodhimi së shpejti nuk do të jetë më i bazuar ekskluzivisht në Zvicër.
Në vend të kësaj, ambalazhi i ri do shfaqë një pamje të përgjithshme malore, ka zbuluar pronari amerikan i markës së ëmbëlsirave Mondelez.
Kompania kishte vendosur më parë të zhvendoste një pjesë të prodhimit të Toblerone në fabrikën e saj në kryeqytetin sllovak të Bratislavës nga fundi i vitit 2023, ku prodhon gjithashtu markën e çokollatës Milka.
“Rimodelimi i paketimit prezanton një logo malore të modernizuar dhe të efektshme që përputhet me estetikën gjeometrike dhe trekëndore”, tha një zëdhënës i Mondelez për gazetën zvicerane Aargauer Zeitung javën e kaluar.
Sipas legjislacionit ‘zvicerian’ të prezantuar nga Zvicra në 2017, qumështi dhe produktet me bazë qumështi duhet të prodhohen tërësisht në vend në mënyrë që të përdoren simbolet kombëtare në tregtimin e tyre.
Një përjashtim është për kakaon sepse nuk mund të merret në vend. Që ushqimet e tjera të tregtohen si ‘të prodhuara në Zvicër’, 80% e përbërësve të papërpunuara duhet të merren nga vendi dhe shumica e përpunimit duhet të bëhet atje.
Çokollata Toblerone prodhohet në kryeqytetin zviceran Bernë, i njohur edhe si ‘Qyteti i Arinjve’, që nga viti 1908. Fati i një ariu, i cili po ngjitet në lartësinë 4478 metra të malit Matterhorn në logon e tanishme të Toblerones, mbetet i panjohur.