Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se u godit nga mjeti i punës në qendrën tregtare në Tiranë, ndërron jetë në spital 32-vjeçari


Një 32-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Traumës në kryeqytet pasi dyshohet se u aksidentua gjatë punës në një qendër tregtare.

Shtetasi L.D dyshohet se u godit aksidentalisht me mjetin pirun nga kolegu i tij E.D 61-vjeç.

61-vjeçari ndërkohë është shoqëruar në komisariat.

Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.

Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra. Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.