Vendosni fjalën kyçe....

Familjarët kërkojnë pasuritë e sekuestruara të Ervis Martinajt, GJKKO cakton trupën e gjykatësve


Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar çështjen mbi ankimimin e familjes së Ervis Martinajn, në lidhje me sekuestrimin e pasurive të tyre.

Ditën e sotme u hodh shorti elektronik, ku u përcaktua trupa gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar).

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka regjistruar çështjen nr. 48 akti, datë 07.03.2023, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit A.K., D.K., D.M., E.M., E.M., F.V., M.M., R.M., V.M., ndaj vendimit nr. 5, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka disponuar mbi sekuestrimin e disa pasurive. Po në ditën e sotme, në orën 11:00, u hodh shorti elektronik, duke përcaktuar për shqyrtimin e çështjes në fjalë, trupën gjyqësore të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar).”, thuhet në njoftimin e gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.