Vendosni fjalën kyçe....

Ish-zyrtari i lartë gjerman i ankohet për numrin e lartë të kinezëve, presidenti i vendit afrikan i përgjigjet aty për aty (Video)


Presideni i Namibisë Hage Geingob i është përgjigjur ish-presidentit të Bundestagut Norbert Lammert gjatë një takimi mes të dyve, teksa ish-zyrtari gjerman i cili po i ankohej për numrin e lartë të kinezëve në vendin afrikan.

Ende pa mbaruar mirë deklaratën Lammert, kreu i shtetit të Namibisë iu drejtua duke i thënë se nuk kishte arsye të ankohej për kinezët ndërkohë që gjermanët në Namibi trajtoheshin në mënyrë të privilegjuar.

Po kështu ai iu ankua për mënyrën sesi shtetasit e Namibisë, madje edhe ata me pasaporta diplomatike trajtoheshin në Gjermani.

Pjesë ngë biseda

Lammert: Në Namibi për shembull, numri i kinezëve që jetojnë këtu tani është katër herë më shumë se komuniteti gjerman. Dhe deri tani… nuk është saktësisht e njëjtë me atë që ndodh në të gjithë botën. ka dallime dhe ajo që unë…

Presidenti i Namibisë: Z. ambassador, çfarë problem keni ju me këtë. Pse është problem. Duket më shumë si problem evropian se problemi ynë. Ju vjen shumë keq për ne. Nuk mendoj se kinezët do vijnë e do tallen këtu, diçka të cilën gjermanët po e bëjnë në fakt. Ju flisni për kinezët. Ne i kemi lejuar gjermanët yë vijnë, u kemi dhënë viza, i kemi pritur me tape të kuq. Dhe njerëziy tanë ngacmohen në Gjermani. Madje edhe ata me psaporta diplomatike…në Gjermani. Dhe ju vini këtu…Gjermanët vijnë këtu si t’ui dojë qejfi. Pse kinezët? Flit për gjermanët. Si na trajtojnë ne atje. Kinezët nuk na trajtojnë kështu. Ne jemi në vendin tonë, nuk ka pse ju vjen keq për ne.

Lammert: Absolutisht…

Presidenti i Namibisë: Sa herë që një evropian vjen, flet për kinezët. Kush e shpëtoi nga belaja SHBA-në nga kriza ekonomike. Paraja kineze është atje.