Vendosni fjalën kyçe....

Nga mbajtja e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë te emigrimi i mjekëve, deklaratat e Ramës e Scholz në konferencë


Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama foli për integrimin e Shqipërisë në BE duke thënë se ka bërë përparime, ndërsa mbetet e rëndësishme sundimi i ligjit, media e lirë e pavarur, forcimi i sigurisë dhe marrëdhëniet e mira bilaterale.

Në janar ishte vendi i parë i rajonit që ratifikoi 3 marrëveshje. Ky ishte një model i mirë. Integrimi i shpejtë i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike dhe dëshirojmë ti mirëpresim sa më shpejt si anëtar në BE. Thelbi i negociatave mbetet sundimi i ligji, ndaj është mirë që anëtarë të rrjeteve kriminale dhe zyrtarë të rangut të lartë janë paditur dhe dënuar. Mediat e lira po ashtu është shumë e rëndësishme. Lufta e Ukrainës na ka vërtetuar se duhet të angazhohemi më shumë, dhe falënderoj Shqipërinë për rolin e saj. Ajo mbështet vendimet e politikës së përbashkët. Që prej 35 vitesh republika federale gjermane ka një bashkëpunim të mirë. qeveria e drejtuar prej meje është e angazhuar që të mbetet me një bashkëpunim më të ngushtë”, deklaroi kancelari gjerman.

Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër tha se është i lumtur që Tirana është zgjedhur si vendi për të zhvilluar samitin e procesit të Berlinit.

‘Gjermani do të mbështesë vijimësisht Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në këtë periudhë kaq të rëndësishme për ne dhe për vet Europën. Në jemi mirënjohës, jo vetëm unë por të gjithë liderët e rajonit që këtë vit samiti i procesit të Berlinit spostohet në Rajon për herë të parë. Jam i lumtur që Tirana është zgjedhur si vend i zhvillimit të këtij samiti. Do të jetë një samit që do të vazhdojë thellimin  procesit të trajtohej sigurisht bilancin e arritjeve të këtij procesi dhe objektivat për tu arritur më tutje si dhe do të fuqizoje bashkëpunimin në rajon edhe më shumë. Bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë që ne kemi dhe në këtë rrugë jemi me fat se Gjermania është një bashkudhëtar i vëmendshëm dhe i përfshirë drejtpërdrejt. Kemi diskutuar edhe për aspekte të jetës ekonomike për disa element të rëndësishëm të konvergjencës e standardeve të jetesës dhe domosdoshmërisë që BE të hedhë një lajm në funksion të fuqizimit të mekanizmave që do ta bëjnë këtë konvergjencë të realizueshme. Kemi folur edhe për procesin e Integrimit dhe kemi diskutuar sesi Gjermania mund të na ndihmojë edhe në angazhimin e burimeve njerëzore për gjithë atë makineri e duhet ngritur në funksion të përgatitjes së ligjeve. Kemi diskutuar edhe për Rajonin. Ne mbështesim planin e paqes dhe normalizimit me Kosovës dhe Serbisë. Është një plan shumë përmbajtjesor dhe realist i cili sjellë normalizimin e nevojshëm dhe të shumë pritur që duhet ta trajtojnë të dyja palët. Në Tiranë do të kemi mundësi edhe të deklarojmë marrëveshje përfundimtare për çeljen e kolegjit Evropian të Burzhit.’- tha Rama.

Emigrimi i mjekëve dhe infermierëve drejt Gjermanisë ka qenë një nga çështjet që është prekur në konferencë mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelarit gjerman Olaf Shcolz.

Rama kërkoi gjetjen e mekanizmave që Shqipëria të mos jetë financuesja e mjekëve për sistemin gjerman shëndetësor duke thënë se studentët në vendin tonë paguajnë 1/16 e kostos.

Ne s’mund ti kërkojmë as Gjermanisë apo BE, as Britanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të atyre që duan të sprovojnë veten në fushën e profesionit të tyre apo tregjet e Gjermanisë. Nga ana tjetër kemi diskutuar me kancelarin se si duhet të gjejmë mënyra e mekanizma që Shqipëria të mos jetë financues i drejtpërdrejte i sistemit shëndetësor gjerman. Studentët e mjekësisë paguajnë 1/16 e kostos dhe tjetrën e paguan qeveria. Kjo është në një kohë kur të gjitha vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar dhe të pakualifikuar pune. Duhet të gjejmë një rrugë europiane pasi vende si Shqipëria humbasin”-tha Rama.

Nga ana tjetër Scholz deklaroi “Kjo është sfidë e madhe. Lëvizja e lirë i ka dhënë shumë qytetarëve dhe ndjesinë se s’mund të shkosh vetëm si turist por mund t’i hipësh trenit apo avionit dhe të punosh ku ke dëshirë. Më parë ishte sfidë e madhe, sot s’është më situatë e tillë por me këtë liri sot ka edhe sfida, ndaj vendi ynë është përgjegjës që nevojën e madhe për forcë punëtore të mos e mbulojë vetëm nga BE”.