Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar se ftesa e Alibeajt drejtuar kandidatëve të Primarëve që të futen në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD-së, është pjesë e lojës së kryeministrit Edi Rama.
Ai theksoi se në këtë mënyrë synohet të shkatërrohet PD-ja dhe opozita shqiptare.
Paloka vijoi më tej se kjo është e gjitha pjesë e hipokrizisë pasi vetë Alibeaj nuk i njihte Primaret.
“Alibeaj vulën e do prej Ramës dhe votat prej Berishës. Alibeaj nuk i njihte Primaret, ftesa për bashkëpunim, vazhdimin i hipokrizisë së lojë. Do të jemi me partitë që kemi marrëveshje PL dhe PBDNJ, po ashtu po bisedohet edhe me parti të tjera”-deklaroi Paloka në një lidhje për mediat.