Vendosni fjalën kyçe....

Plagos aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij, shoqërohet në polici i mituri


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, Ku i biri ka plagosur aksidentalisht nënën e tij 46 vjeçare, me armë zjarri tip kallashnikov.

Ndërkohë shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin.

 

Rreth orës 17:00, në fshatin Selishtë, Dibër një shtetas i mitur 15-vjeç, dyshohet se aksidentalisht në banesë ka plagosur me armë zjarri, nënën e tij shtetasen Sh.L., rreth 46 vjeçe e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. thuhet në njoftimin e policisë.