Vendosni fjalën kyçe....

Report Tv: SPAK po heton pronat e Arben Ahmetajt, në sitë tre vila e 2 apartamente


Shprehja e famshme “ndiq paratë”, e cila edhe sot pas dekadash vijon të jetë udhërrëfyes i strukturave ligjzbatuese në luftën kundër pasurisë së paligjshme, e thënë nga Falkone dhe ironikisht e përmendur edhe ish ministri Arben Ahmetaj, në intervistën e fundit të dhënë prej tij në media, duket se po zbatohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për hetimin ndaj  tij.

Një hetim pasuror për pastrim parash ka nisur ndaj ish Zv. kryeminsitrit ka nisur pak  muaj më parë  pas kallëzimit  në SPAK që kishte lidhje me një vilë të ndodhur ne Hamallaj, ne kompleksin “Vala Mar”  që ish ministri dhe bashkëjetuesja e tij aktuale nuk e kishin deklaruar, dhe që sipas kallëzuesve  ishte dhuruar Klodian Zoto, një nga të kërkuarit për aferën inceneratorëve.

Report Tv siguruar listën e plotë të pronave  që SPAK po heton. Në sitë janë  vendosur dhe po verifikohen edhe pasuri te tjera në emër  të ish bashkëshortes së Ahmetaj, Albina Macka.

Bëhet fjale për një vile  në Rolling Hills  në Tiranë, një në ‘Green Coast’ si dhe një apartament ne ish bllok të cilat janë në pronësi të ish bashkëshortes së Ahmetajt. Ndërkohe që është duke u verifikua  edhe vila në Hamallaj në pronësi te bashkëjetueses aktuale, Erjola Hoxha.

Së bashku me dokumentacionin e ndërtimit të objekteve SPAK ka sekuestruar edhe dokumentacionin për arredimin e  të gjitha këtyre pronave 

Ndërkohë heshtja e prokurorisë dhe mosveprimi ne dukje, bie në kontrast edhe me paraqitjen e disa individëve ne dyert e SPAK-ut. Aktiviteti që zhvillohet prej tyre është tërësisht privat gjë që na bën te besojmë se i vetmi motiv që janë thirrur lidhet me gjurmët financiare të lëna te këta për shkak të detyrës të investimeve nga Arben Ahmetaj dhe familjaret e tij në pasuri të paluajtshme.

Identifikimi i pronave fizike e veçanërisht vilave, si dhe marrja e informacionit  ne mos të dhënave dokumentare që provojnë shumën e investuar  si në ndërtimin ashtu edhe të arredimit të tyre nga Ahmetaj dhe familjaret e tij që përbën një prove që ish ministri po hetohet për pastrim parash.

Pronat e përmendura:

Vilë e Albina Manckas, në zonën e Rolling Hills (Vila A00)

“Vila 22”  në Valamar, në ngarkim të Erjola Hoxhës (Building Design Vila Vale Mar 0765).

Apartamenti në Kompleksin “Valamar”, Interior Design. porositur nga Erjola Hoxha

Vilë Nr. 73 Green Coast (Interior Desigh 1037)

Banesë e Albina Manckës në pallatin “Tuborg”, në zonën e Bllokut


VINI RE: Artikulli është pronë inelektuale e Report Tv