Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky ‘përplasje’ me gjeneralin e rëndësishëm – Bild


Një konflikt i brendshëm është duke u zhvilluar midis presidentit ukrainas Vladimir Zelensky dhe gjeneralit Valery Zaluzhny, komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, sipas burimeve qeveritare të cituara nga Bild të hënën.

Burimet nga Kievi i thanë tabloidit gjerman se komandanti ushtarak bëri thirrje për një tërheqje nga një qytet kyç i Donbasit javë më parë.

Zaluzhny e këshilloi presidentin të braktiste Bakhmut-in, në vend që të vazhdonte ta mbronte atë pasi trupat ruse kërcënonin të merrnin kontrollin e qytetit, raportoi gazeta. Megjithatë, udhëheqësi ukrainas e shpalli qytetin një kështjellë dhe kundërshtoi të tërhiqte trupat.

Forcat ruse pretendojnë se kanë bërë përparime të dukshme në luftën Bakhmut-in. Yevgeny Prigozhin, kreu i kompanisë private ushtarake Ëagner Group, pohoi të premten e kaluar se ai ishte ‘de-facto i rrethuar plotësisht’, me vetëm një rrugë në dispozicion për evakuim të mundshëm.

Sipas mediave amerikane, Uashingtoni ka kërkuar që Zelensky të tërhiqet nga Bakhmut dhe të përqendrohet  në përgatitjen e një kundërsulmi të madh për pranverën duke përdorur armë të furnizuara nga perëndimi, por presidenti ukrainas ka frikë nga një goditje morale që do shkaktonte një veprim i tillë.

Qyteti është pjesë e një linje mbrojtëse ukrainase prej 70 km të krijuar në Donbass në vitin 2014. Zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar se humbja e tij në favor të Rusisë nuk do ndikonte në situatën strategjike.

Burimet e Bild pohuan se trupat ukrainase në terren në Bakhmut ‘nuk e kuptojnë pse po mbahet qyteti’ dhe besojnë se ata duhet të ishin tërhequr shumë kohë më parë. Zelensky kohët e fundit deklaroi se forcat ukrainase do ta mbrojnë atë për sa kohë që ‘mbetet e arsyeshme’ për ta bërë këtë.