Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim përfundon takimin 40-minutësh me kreun e PL-së, Ilir Metën


Ambasadorja amerikane Yuri Kim pak më parë hyri në selinë e Partisë së Lirisë, e cila përfundoi së zhvilluari takimin prej 40 minutash me kryetarin e saj Ilir Metën

Ndërsa prej paradites së sotme ambasadorja e SHBA ka nisur një tur takimesh, fillimisht me sekretarin e përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri e më pas me kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Gjatë këtyre takimeve temë kryesore e bisedave kanë qenë përgatitjet për zgjedhjet e 14 Majit.