Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim shkon në selinë e PS-së


Ambasadorja amerikane Kim ka shkuar para pak çastesh në selinë e PS-së.

Ajo pritet të takohet me Sekretarin ePërgjithshëm të selisë rozë, Damian Gjiknuri.

Vizita e Kim në selinë rozë vjen teksa në vend prej disa javësh ka pasur përplasje të forta politike mes shumicës e opozitës për çështjen ‘McGonigal’ dhe pas vendimit të Gjykatës së Apelit të premten e shkuar që ia la vulën e simbolet e PD-së grupit të Alibeajt.

Sali Berisha e ka akuzuar në disa deklarata ambasadoren Kim si pjesë të një grupi gjobënësish ndaj biznesmenëve shqiptarë, bashkë me kryeministrin Rama, ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, të dërguarin special në Ballkan Gabriel Escobar e zyrtarë të tjerë të PS-së.