Vendosni fjalën kyçe....

Kim: Vendet e rajonit të ndjekin shembullin e Shqipërisë për të kundërshtuar infiltrimin rus


Ambasadorja amerikane Kim u bëri thirrje vendeve të rajonit që të ndjekin shembulline  Shqipërisë për sa i përket kundërshtimit të përpjekjeve ruse për të infiltruar në politikën e brendshme.

Ajo e bëri deklaratën gjatë pjesëmarrjes në forumin e organizuar nga ambasada amerikane dhe Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë me temë ‘Sfidat evropiane të sigurisë’.

Po kështu Kim tha se SHBA-ja është mbështetëse e Procesit të Berlinitdhe se e mbështeti nismën e Ballkanit të Hapur kur Procesi i Berlinit kishte ngceur.

“Ne jemi mbështetës të fortë të procesit të Berlinit dhe gjatë kohës kur Procesi i Berlinit nuk po lëvizte ishim mbështetës të fortë të Ballkanit të Hapur. Ne mendojmë se zhvillimet pozitive do të krijojnë më shumë prosperitet për rajonin e Ballkanit. Vende të tjera në rajon duhet të ndjekin shembullin që ka vendosur Shqipëria, i cili është i qartë për të refuzuar përpjekjet ruse për të infiltruar në politikën e brendshme.” – tha Kim.