Vendosni fjalën kyçe....

Kokainë, kanabis e vjedhje energjie elektrike, ndalohen tre persona në Elbasan


Dy persona të akuzuar për shpërndarje lëndësh narkotike e një tjetër i shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike janë ndaluar në Elbasan.

Në pranga ka rënë 44-vjeçari K.Z. banues në Cërrik, të cilit gjatë kontrollit i ëhtë gjetur një sasi droge e dyshuar kokainë.

I arrestuari tjetër ëshrë 23-vjecari B.B. pasi i është gjetur një sasi droge e dyshuar kanabis.

Në pranga ka rënë edhe 40-vjeçari I.K. banues në Elbasan, i cili është dënuar me 3 muaj burg për vjedhje energjie elektrike e ishtë shpallur në kërkim.

Njoftimi

“DVP Elbasan/Kontrolle intensive për goditjen e paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Goditen 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Ndalohet edhe një 40-vjeçar, pasi ishte dënuar për vjedhje të energjisë elektrike.

Policia e Elbasanit ka vijuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Si rezultat i këtyre kontrolleve, u kapën dhe u vunë në pranga, për paligjshmëri të ndryshme, 3 shtetas, konkretisht:

-K. Z., 44 vjeç, banues në Cërrik, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë;

-B. B., 23 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis;

-Ilir Kovaçi, 40 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 3 muaj burgim, për vjedhje të energjisë elektrike.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.”