Revista Forbes ka publikuar së fudmi listën e 30 sipërmarrësve më të sukseshëm nën moshën 30 vjeç për Europën dhe në sy bie edhe emri i nje shqiptareje.
Krissy Cela apo Kristiana Çela është renditur si një nga sipermarrëset e ketij viti nën 30 vjeç.
Nga postimi i ushtrimeve online Krissy Cela mori vëmendjen në Instagram ku sot ka 3.1 milionë ndjekës.
Emigrantja nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar dhe shoku i saj i saj i palestrës ngritën një biznes në 2017: një aplikacion me fokus gratë sa i takon fitnessit dhe ushqimit, app EvolveYou, plus linja e veshjeve të palestrës e Çelës Oner Active me të ardhura vjetore që kalojnë 34 milionë dollarë.
Aplikacioni numëron 80 mijë të regjistruar aktivë në muaj, thuhet në profilin e hartuar nga Forbes për dyshen.
Çela ka bërë një reagim në rrjetet e saj sociale mbi këtë renditje duke sjellë në vëmendje historinë e saj të largimit nga Shqipëria për të hyrë me prindërit e saj në Britani në pjesën e pasme të një kamioni 20 vite më parë, një histori kjo e shume shqiptarëve që vijon ende.
“Disa nga ju mund ta dinë dhe të tjerë ndoshta jo, por kjo nuk ndodhi brenda natës. Jam një femër refugjate që emigroi në Britani nga Shqipëria në pjesën e pasme të një kamioni me banane me familjen time. Shkela në palester pa pasur si synim që të rrisja një komunitet me 6 milionë gra anembanë botës. Jack dhe unë nisëm aplikacionin EvolveYou me shpresën që të ndihmonim gratë të ndërtojnë fuqi mendore dhe fizike”, shprehet Çela.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor