Vendosni fjalën kyçe....

Përplasi për vdekje 32-vjeçarin në Shijak dhe u largua nga vendngjarja, ndalohet 31-vjeçari


Policia ka arritur të ndalojë drejtuesin e mjetit që dyshohet se përplasi 32-vjeçari që udhëtonte me biçikletë në Shijak i cili humbi jetën.

Aksidenti ndodhi në fshatin Rreth ku shtetasi N.D 31-vjeç duke drejtuar makinën përplasi shtetasi H.H 32-vjeç i cili ndërroi jetë nga përplasja.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja por më pas u arrit kapja e tij.

“Rreth orës 19:15, në fshatin Rreth, Shijak, një automjet me drejtues shtetasin N. D., 31 vjeç, ka përplasur shtetasin H. H., 32 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e autorit,  bllokimin e automjetit dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Shijak, të shtetasit N. D., 31 vjeç, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të aksidentit”-njofton policia.