Kryeministri Edi Rama ka miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë dy ndryshime në nivel zv/ ministrash.
Besart Kadia është liruar nga posti i zv/ ministrit të Financave dhe Ekonomisë duke u emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Në vendin e Kadisë te Financat është emëruar Endrit Yzeiraj zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
VENDIMET
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Besart Kadia emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Endrit Yzeiraj emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.