Rreth 220 trupa janë liruar nga robëria pasi Rusia dhe Ukraina kryen të fundit në një seri shkëmbimesh të të burgosurve, njoftuan të martën Ministria Ruse e Mbrojtjes dhe Zyra Presidenciale në Kiev.
Ministria tha se arriti të sigurojë kthimin e 90 ushtarakëve të saj, të cilët ishin në ‘rrezik vdekjeprurës’ ndërsa ishin në robëri. Sipas mediave vendase, të gjithë të liruarit do dërgohen në Moskë, ku do t’u sigurohet e gjithë ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike.
Ndërkohë, shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andrey Yermak, shkroi në Telegram se në anën ukrainase janë kthyer 130 personam 126 ushtarakë dhe katër ushtarake.
Ai vuri në dukje se këta ushtarë ishin anëtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, roje kombëtare, roje kufitare dhe anëtarë të shërbimit special shtetëror të transportit. Yermak deklaroi gjithashtu se, nga 130 të burgosur, 87 ishin mbrojtës të Mariupolit dhe 71 ishin nga uzina e çelikut Azovstal, e cila ishte fusha e fundit e betejës për qytetin në pranverën e vitit 2022.
Shumica e njerëzve të kthyer në palën ukrainase kanë lëndime të rënda, pohoi Yermak, duke shtuar se atyre do u jepej e gjithë ndihma e nevojshme.
Shkëmbimi i fundit i të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës u bë më 16 shkurt. Po atë muaj, me përpjekje ndërmjetësimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Rusia siguroi gjithashtu lirimin e 63 të burgosurve të luftës, duke përfshirë persona të një ‘kategorie të rëndësishme’, ndërsa Kievi raportoi kthimin e 116 personave.