Vendosni fjalën kyçe....

Shkoi i dehur në banesë, pas debaiti 32-vjeçarja në Fier plagos me thikë bashkëjetuesin


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Liri” në Fier.

Një grua 32-vjeçare me inicialet A.A., ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj, 32 vjeç me inicialet A.J., pasi ky i fundit ka shkuar në gjendje të dehur në banesën e saj dhe pas debatit për motive të dobëta që kanë patur, situata ka agravuar duke çuar ne konflikt fizik mes tyre dhe më pas gruaja e ka goditur me mjet prerës.

Në vendngjarje ka shkuar policia që ka arrestuar gruan, ndërsa i lënduari është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve 33-vjeçari ka një plagë me thikë në dorë.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen A. A., 32 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesën e saj, ka goditur me mjet prerës(thikë), bashkëjetuesin, shtetasin A. J., 32 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, njoftoi policia.