Një sasi tritoli i është vendosur marketit në pronësi të Arbi Qarrit, djalit të ish-presidentit në klubit të Kamzës, Naim Qarri.
Shpërthimi me lëndë plasëse në rrugën ‘Demokracia’ rreth orës 01:35 të mëngjesit të sotëm.
Sipas pronarëve të marketit ata nuk kanë konflikt me askënd. Nga kamerat e sigurisë shquhet një person që vendos lëndën plasëse por deri tani nuk është bërë e mundur ende identifikimi i tij.
Naim Qarri ka qenë pre e shpërthimeve me tritol edhe më herët.
Në vitin 2017, Qarrit iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’, shkruan Shqiptarja. Makina u dëmtua keqazi megjithatë fatmirësisht askush nuk u lëndua në atentat.