Tre persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme teksa një makinë ka rënë nga mbikalimi i Saukut duke u përplasur me një mjet tjetër.
Mjeti ‘Audi’ që drejtohej nga 24-vjeçari Klevis Ruçaj ka thyer barrierat mbrojtëse të mbikalimit dhe më pas ka rënë mbi një mjet tjetër që po kalonte poshtë në rrugë, që drejtohej nga 60-vjeçari Qemal Kurti.
Viktima kanë mbetur i riu që drejtonte mjetin ‘Audi’ Klevis Ruçaj si dhe dy vajza që ndodheshin në mjet me të, ndërsa të lënduar kanë mbetur personat që udhëtonin me mjetin ‘Honda’ që po lëvizte në rrugën poshtë.
Njoftimi
Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.
Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.
Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhëtonin me automjetin tjetër.
*Video Credit: Shqiptarja