Artan Lame është larguar nga detyra si drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Vendin e tij pritet ta zërë Dallëndyshe Bici.
Bici është aktualisht drejtoreshë e Inspektorati Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për shkarkim nga ana e kryeministrit Rama apo nëse Lame është dorëhequr.
Lame ka mbajtur postin e drejtorit të ALUIZNIT nga viti 2013 deri në vitin 2019 e më pas deri sot ka qenë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Bici nga ana e saj ka mbajtur së fundmi postin e zv.ministres së Mbrojtjes dhe në shtator 2022 është rikthyer në krye të IKMT-së.