Sali Berisha deklaroi pasditen e sotme nga Lezha, ku kishte shkuar për të prezantuar kandidatin për zgjedhjet e 14 majit, se opozita do fitojë dhe se nuk ka asnjë forcë që do e pengojë të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të pas dy muajve.
Ai theksoi se Shqipëria po shkrehohet nën qeverisjen e Edi Ramës duke përmendur se nga vendi janë larguar mbi 900 mijë qytetarë 8 vitet e fundit.
Berisha e cilësoi qeverisjën e Ramës si politikë shkretimi, gjenocidi e shpopullimi.
“Me pjesëmarrjen e tyre i çoni mesazhe drithëruese atyre që në pallatet e krimit mendojnë se do të mposhtin opozitën shqiptare, se do vazhdojnë pushtetin të bazuar në vjedhje, krime poshtërsi. mendojnë se mund të mbajnë Shqipërinë si çifligun e tyre dhe familjarëve e do përzënë edhe shqiptarin e fundit nga kjo tokë. Kjo prani, kjo fushatë ka mesazhin më të fuqishëm, ne jemi këtu e do fitojmë. Sot Shqipëria po shkretohet, ka humbur në 8 vite 1/3 e popullatës së saj. Në 8 vite vetëm hapësirën e BE janë larguar 937 mijë shqiptare, 80 perqind nën 30 vjeç, kjo është politikë shkretimi, genocidi, shpopullimi. Ata do përfundojnë në koshet e historisë. Jemi të vendosur më 14 maj të firmosim ndryshimin shpëtimtar për Shqipërinë. Nuk ka forcë në botë që na pengon të marrim pjesë në zgjedhje e t’i fitojmë.” – tha Berisha.