Sali Berisha ka treguar nga Lezha kombinimin me tre përbërës për largimin e kryeministrit Rama nga pushteti.
Ish-kryeministri tha se do e largojë Ramën me votë, protesta e mosbindje civile. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve të opozitës ai u bëri thirrje demokratëve që të bashkohen.
Berisha ndodhej në Lezhë për të prezantuar kandidatin e opozitës për këtë bashki në zgjedhjet e 14 majit Pashk Gjonaj.
“Fundin e ka të sigurt nga ne. E di që e ka fundin si McGonigal, ai në SHBA ky në Shqipëri në mos e marrshin me avion të posaçëm. Edvin të jap fjalën e nderit që do të përzëmë me votë e protesta, me votë e mosbindje civile, ne monizmin tënd do ta mundim me çdo kusht. Rama hyri në një lojë makbethiane për të mos lejuar PD të hyjnë në zgjedhje sepse është i mundur. I bëj thirrje çdo demokrati të mendojë, koha është të bashkohemi sot më shumë se kurrë.” – tha Berisha.