Vendosni fjalën kyçe....

Krim makabër në Gjermani, nipi masakron gjyshen 100-vjeçare


Një 37-vjeçar në Gjermani është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka vrarë gjyshen e tij 100-vjeçare dhe i ka prerë kokën.

I dyshuari, 37-vjeçari Artur B., u arrestua pasi telefonoi policinë lokale në Hamburg-Stellingen rreth orës 4 të mëngjesit për t’i informuar se kishte vrarë gjyshen e tij, 100-vjeçaren Amalie G. .

“Sipas rezultatit paraprak të autopsisë, mund të supozohet se një prerje e kordonit të qafës e shkaktuar nga një  mjet i mprehtë ishte shkaku i vdekjes.”, tha prokurori Liddy Oechtering për tabloidin gjerman Bild.

Deri më tani nuk ka asnjë motiv nga hetuesit dhe Artur B. nuk ka precedentë të mëparshëm penalë për krime të rënda, shkruan Breitbart.

“Arturi është delja e zezë e familjes. Ai ka qenë në punë në të kaluarën por kryesisht ishte i papunë dhe vazhdimisht i mungonin paratë,” tha një i afërm i të dyshuarit 37-vjeçar.

Fqinjët e viktimës gjithashtu komentuan pas vdekjes së saj, ku njëri tha: “Ne në fakt kishim kontakte të mira para vdekjes së saj. Amalie më tha se nipi i saj kishte hyrë njëherë në apartament nga ballkoni dhe donte t’i vidhte paratë e saj.”

Vendasit pohuan gjithashtu se viktima dhe i dyshuari më parë ishin përfshirë në debate të ashpra që ishin bërë aq të zhurmshme që fqinjët e tjerë i kishin vënë re.