Vendosni fjalën kyçe....

Njohja e Bashës si kryetar të PD, reagon Meta: Çmenduri e regjimit të Ramës, më 14 maj, PL dhe opozita e vërtetë do të jetë atje


Në deklaratën e tij për mediat ditën e sotme, kreu i PL-së, Ilir Meta u ndal edhe tek hapi që ndërmori KQZ e cila njohu si kryetar të PD, Lulzim Bashën dhe i la një afat 48 orë për të shtuar disa dokumente për tu regjistruar më pas në zgjedhjet e 14 majit.

Në pyetjen nga një gazetare, se PD rrezikon të mbetet jashtë zgjedhjeve, Meta u përgjigj duke thënë se ‘ këto janë çmenduritë e regjimit të Ramës”.

Meta tha se , respekti i vullnetit dhe anëtareve të PD i cili është demonstruar në mënyrë publike dhe transparente përmes foltoreve dhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar, duke shtuar se më 14 maj, PL dhe opozita e vërtetë do të jetë atje dhe asnjë votë nuk do të preket.

Çdo individ përfaqësues në këto institucione për udhëhiqet nga Kushtetua dhe ligji meriton vlerësimin më të madh, që të mos u rikthehem grafikëve. Nuk dua të hyj në këto çështje procedurale.

Qëndrimi im është dhe mbetet një, respekti i vullnetit dhe anëtareve të PD i cili është demonstruar në mënyrë publike dhe transparente përmes foltoreve dhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar. Po ashtu është demonstruar dhe nga akti që PD ka marrë. Çmenduritë e regjimit të Ramës. Mënyrën sesi ai pengoi regjistrimin e gjykatës dhe lojërat e tanishme. Më 14 maj, PL dhe opozita e vërtetë do të jetë atje. Asnjë votë nuk do të preket. Nëse dikush guxon ta prekë do mbajë përgjegjësi. Për shkak të krimit të organizuar është vendi i parë nga ku njerëzit ikin me vrap duke rrezikuar jetën”, tha Meta.