Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmëron avokat Ngjela: Korrupsioni i lartë të ruhet mirë, DEA ka ardhur në Tiranë


Avokati Spartak Ngjela ka bërë një paralajmërim të qartë për zytarët qeveritarë pas lajmit se DEA amerikane ‘ka zbarkuar’ në Tiranë.

I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në News24, Ngjela tha se ardhja e DEA-s nënkupton se në vend ka gjëra të rëndësishme dhe se korrupsioni i lartë shtetëror duhet të ruhet mirë në vijim.

Ai tha gjithashtu se ardhja e DEA-s do të thotë se interesi amerikan në Shqipëri është shumë i madh.

“Arsyeja që vjen do të thotë që ka çështje të rëndësishme, dhe duhet të kuptojmë se deri sa zuri tokë këtu, korrupsioni i lartë shtetëror të ruhet mirë. Njerëzit duhet të ndihmojnë, që ne të shpëtojmë nga korrupsioni i lartë në Shqipëri. Droga, korrupsioni dhe krimi shtetërorë janë të lidhura. Me çështjen e narkotikut është krimi i organizuar dhe krimi bashkë. Fakti që vjen DEA do të thotë që interesi amerikan në Shqipëri është shumë i madh. Duhet të kemi këtë parasysh dhe me anë të kësaj kuptohet se politika amerikane ka interes të madh në Ballkanin perëndimor, ka dhe Kosovën, nuk kam fakte por jam i bindur.” – tha Ngjela.

Pak ditë më parë, ambasada amerikane njoftonte se DEA u ka bërë thirrje qytetarëve  shqiptarë të denoncojnë rastet e trafikut të drogës ose pastrimit të parasë.