Partia e Lirisë ka miratuar sot listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës.
Në krye të listës është Silva Caka, pasuar nga Endrit Braimllari, Floida Kërpacci, Tedi BLushi dhe Ana Hazizaj e cila vjen nga forumi rinor ka në përbërje të saj profesionistë të të gjitha fushave, të cilët do të jenë përfaqësues të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës.
“Miratimi i listës nga kryesia e Partisë së Lirisë kaloi më parë në filtrin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave. Sipas kritereve të përcaktuara, ky komision përzgjodhi emrat të cilat më pas i kaluan kryesisë për miratim”, ka njoftuar Partia e Lirisë.
Lista ka 63 emra, ndërkohë që me vendimin e djeshëm të KQZ numri fundor i listës duhet të ishte 62, teksa 61 janë anëtarët e Këshillit Bashkiak.