Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme te Mbikalimi i Saukut në Tiranë ku një mjet ‘Audi’ theu barrierat mbrojtëse dhe dhe ra poshtë duke u përplasur me një mjet ‘Honda’.
Fillimisht u raportua për dy viktima, dy vajza që ndodheshin në mjetin ‘Audi’ që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj, por edhe ky i fundit nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.
Nga përplasja u lënduan drejtuesi i mjetit ‘Honda’, 60-vjeçari Qemal Kurti si dhe tre personat që udhëtonin me të.
Njoftimi
Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se: Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R., 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Audi”.