Legjislatura e udhëhequr nga republikanët e Floridës paraqiti tw martwn projektligje që ndalonin abortet pas gjashtë javësh të shtatzënisë, por do ofronin përjashtime për viktimat e përdhunimit dhe incestit nëse ato mund të ofrojnë prova zyrtare të krimit.
Ligjvënësit në Kongres e Senat paraqitën legjislacion të ngjashëm për t’i bërë të paligjshme abortet dy javë pas mungesës së menstruacioneve të para të një gruaje shtatzënë, duke shtrënguar ndalimin 15-javor që ata miratuan vitin e kaluar.
Masa synon gjithashtu të parandalojë entet qeveritare dhe institucionet arsimore që të përdorin paratë publike për të ndihmuar financiarisht njerëzit të udhëtojnë jashtë shtetit për një abort, shkruan Politico.
Ndalimi i propozuar 6-javor tashmë ka mbështetjen e guvernatorit Ron DeSantis, i cili tha gjatë fjalimit të tij shtetëror të së martës në Tallahassee se ‘ne jemi krenarë që jemi pro familjes dhe jemi krenarë që jemi pro jetës’. Ai u tha gazetarëve pas fjalimit të tij se do të nënshkruante ligjin për abortin.
Republikanët kanë shumicë në Kongresine Senatin e shtetit kështu që demokratët nuk kanë aftësinë të ndalojnë legjislacionin të ecë përpara.
Propozimi i abortit është një sinjal i qartë se DeSantis do të mbështesë prioritetet konservatore të së djathtës përpara ofertës së tij të mundshme zgjedhore në presidencialet 2024.