Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi për lëvizjen e lirë pa viza për Kosovën, reagon Begaj: Vendim shumë i merituar, uroj të mbyllet sa më shpejt si proces


Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të marrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza për qytetarët e Kosovës në zonën Shengen.

Nëpërtmjet një postimi në Facebook, Begaj ka përshëndetur hapin e ndërmarrë, teksa ka shtuar se uron që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe se është vendim shumë i merituar.

Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen!

Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor!

Një vendim shumë i merituar!”, ka shkruar Begaj.