Presidenti serb Vuçiç ka deklaruar se nuk do e nënshkruajë kurrë kapitullimin e vendit duke aluduar në lejimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në OKB. Ai theksoi se Serbia nuk do e njohë Kosovës teksa shtoi se Beogradi është i gatshëm të bëjë kompromise por sipas tij Prishtina nuk do të bëjë asgjë.
“Le ta dinë të gjithë. S’mund të ndodhë kurrë që unë ta nënshkruaj kapitullimin e Serbisë”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të enjten duke aluduar në lejimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Serbia s’do të pajtohet që Kosova të hyjë në OKB dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës. Jemi të gatshëm të bëjmë kompromise, por shqiptarët s’duan të bëjnë asgjë. Serbia është aktere serioze dhe luan në mënyrë të drejtë.” – ka thënë ai në një intervistë për ‘TV Happy’.
Ai shtoi më tej se sipas tij kryeministri i Kosovës Kurti nuk dëshiron të formojë Asocacionin e komunave me shumicë serbe, shkruan Koha.
“Jam gati i sigurt që Kurti nuk dëshiron ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Dhe ne nuk kemi asgjë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën. Serbia s’ka asgjë kundër, por Perëndimi nuk është i gatshëm t’i bëj presion Kurtit dhe po e nxit Kurtin për mospërmbushjen e obligimeve.” – shtoi ai.