Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka folur pas takimit me deputetët duke thënë se do të regjistrohen në zgjedhjet e 14 majit dhe do të ndjekin procedurat e kërkuara nga KQZ.
Alibeaj tha se deri në datën 20 të përmbyllet procesi i miratimit të kandidaturave, ndërsa janë dsikutuar çështjet e organizimit dhe ndarja e detyrave.
Alibeaj shtoi se PD do të regjistrohet, pasi i gjithë dokumentacioni i depozituar pranë KQZ është në përputhje të plotë me legjislacionin dhe si rrjedhim kjo parti do të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit.
“Kjo ishte mbledhje e radhës së Kryesisë e grupit parlamentar. Do të jenë më të shpeshta. Diskutimet dhe vendimet janë të fokusuara te aspekti organizativ i PD lidhur dhe në funksion të fushatës zgjedhore. Deri në datën 20 të përmbyllet procesi i miratimit të kandidaturave. Përveç kësaj janë diskutuar çështjet e organizimit, janë vendosur detyrat përkatëse që do të merren në aspektin e fushatës me organizimin dhe rifreskimin e strukturave tona. Jemi të vetëdijshëm për situatën jo aq të shëndetshme që kemi kaluar.
Tani që ka nisur fushata dhe është miratuar pozicioni i PD në fokusimin e zgjedhjeve të 14 majit, po kthehet në rutinën e funksionimit.
Është diskutuar edhe vendimi i KQZ. PD do të ndjekë të gjitha procedurat dhe i gjithë dokumentacioni i depozituar pranë KQZ është në përputhje të plotë me legjislacionit dhe ju komunikoj që PD do të regjistrohet, do të marrë pjesë në zgjedhje e do jetë e fokusuar te 14 maji”, tha Alibeaj.