Vendosni fjalën kyçe....

“Avioni i Wizzair pësoi defekt të rëndë, qëndroi një orë mbi Shkodër e mezi u ul në Rinas” – Gazetari


Gazetari Arben Manaj shkruan se një avion i kompanisë ‘Wizzair’ që ka ardhur në Tiranë në datën 6 mars nga Lutoni, Angli, ka pësuar defekt të rëndë në ajër dhe mezi ka mundur të ulet në Rinas.

Në shënimin në Facebook, ai shkruan se avioni ka pasur defekt të rëndë kë krahun e djathtë të motorit dhe tymi ka brenda në kabinën e avionit.

Sipas tij, avioni ka qëndruar rreth një orë mbi Shkodër e më pas mezi ka arritur të ulet në Rinas, ndërsa lajmi i defektit dhe përvojës traumatike të udhëtarëve nuk është dhënë nga asnjë media në Shqipëri, duke cekur edhe një rast ku ai është hequr nga media që e ka publikuar.

British Airways nga Tirana në Londër me vonesë për shkak të një defekti dhe britanikët kanë nderuar avjonin! Nderkohe nje bashkeudhetar, i cili sot do udhetoje me British Airways, si une, per arsyen e meposhte, me thote se i ardhur nga Londra ne daten 6 Mars me linjen e Wizzair-it nga Luton i ulur ne Rinas ne oren 21:05 ka qene me defekt te rende ne krahun e djathte te motorit dhe tymi si i nje kaballi te djegur dhe mbytes ka hyre brenda ne avjon, pas nje ore fluturim mbi Shkoder ne pritje te uljes e ku jane fikur dritat normale dhe jane ndezur ato te emergjences derisa avjoni me veshtiresi eshte ulur me pasagjer te traumatizuar nga kjo pervoje friksuese! Nje lajm i tille ne cdo vend normal, do duhej te ishte raportuar!  POR lajmi eshte botuar vetem ne nje portal per vetem disa minuta per tu hequr dhe groposur si lajm! Interpretojeni dhe mendoni cfare te doni nga kjo ngjarje e pa raportuar!” – shkruan  Manaj.