Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama, Kim e McGonigal donin dorëheqjen time, ai e Veliaj s’do shpëtojnë dot nga afera e inceneratorëve


Ish-kryeministri Berisha tha sot se kryeministri Rama, ambasadorja amerikane Kim e ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal dëshironin dorëheqjen e tij.

Në një bashkëbisedime me mediat ai tha se PD-ja e opozita do marrin pjesë në zgjedhje e do i fitojnë ato.

Ai tha se deklarata e kreut të KQZ-së Celibashi se ‘në përceptimin e tij Berisha është kryetar i PD-së’, është fitore për të.

“Këtë mendonte binomi Rama-Yuri Kim dhe McGonigal. Por unë ju thashë që dështuan dhe që do marr pjesë në zgjedhje dhe do të fitojë Partia Demokratike. Do të marrin përgjigjen e merituar të gjitha përpjekjet anti demokratike, anti kushtetuese dhe anti shqiptare. Koalicioni synon fitoren, nuk ka asnjë risk. A e dëgjuat Celibashin që ju tha dje se ‘në perceptimin tim është Berisha kryetar por Rama më thotë që është Alibasha’. Perceptimi im është fitorja është e opozitës dhe ne do të vazhdojmë të jemi vetëm në këtë rrugë. Dhe sigurisht për të dështuar projekti i ‘McGonigal-it me fustan’ për të shkatërruar opozitën.” – tha Berisha.

Më tej ai the SPAK-u është shndërruar në repart të PS-së ndërsa paralajmëroi kryeministrin Rama se nuk do arrijë të shpëtojë nga çështja e inceneratorëve.

“Edhe zyrtarë që i fut në takim Rama, i kontrollon me dedktorë metalikë. E kupton se çfarë tmerri e ka kapur atë? Ndërsa Veliaj rrethohet nga një batalion dhe shkon takon 3-4 veta. Rama dhe Veliaj janë autorë kryesorë, autor është kryesor Rama. ‘Ia tha Arben Ahmetaj. Rama nuk shpëton dot nga afera e incenaratorëve. Janë të pashpresë, ndaj shkon dhe kontrollon shtëpitë. Vetëm për të shpëtuar nga incenaratorët. SKAP-i është shndërruar në repart të PS-së. Rama-Veliaj janë autorë kryesorë të aferës së tmerrshme të djegësave. Kryetar është direkt Edi Rama. Le të kontrollojë syndyqet e gruas së Ahmetajt, por nuk shpëton Edi Rama nga afera e djegësve. Të bëjë ç’të dojë, të kontrollojë kë të dojë. Ai është njeriu që mobilizoi qeverinë për një aferë të tmerrshme. Erion Veliaj kreu krimin e shëmtuar duke firmosur në emër të gjithë këshillit dhe sot gjobit qytetarët me 18 euro për çdo ton. Janë të zier në krim, janë të mbrujtur në krim, janë të pashpresë. Ndaj i bën këto. Kontrollon shtëpitë vetëm për të shpëtuar nga inceneratorët. Se SPAK është shndërruar totalisht në repart të PS-së. Totalisht.” – tha Berisha.