Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje qytetarëve: Përshëndes përzemërsisht instalimin e DEA-s në Shqipëri, çojini asaj informacionet


Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që t’ia dërgojnë DEA-s informacionet që kanë lidhur me trafikun e drogës apo pastrimin e parave.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në selinë blu, ai tha informacionet që shkojnë te institucionet shqiptare nuk kanë asnjë rezultat.

Thirrja e Berishës vjen pak ditë pas një njoftimi të ambasadës amerikane që ftonte qytetarët shqiptarë që të denonconin te DEA të dhënat që mund të kishin për trafikun e drogës apo pastrimin e parave.

“Përshëndes përzemërsisht instalimin e DEA në Shqipëri. U bëj thirrje qytetarëve të dërgojnë çdo informacion që kanë në interesin më të mirë për vendin. Siç përcjellin te qytetari dixhital, le të shumëfishojnë informacionin dhe të kontribuojnë në luftën që kjo njësi ka ardhur për t’i bërë drogës. Është sot më e domosdoshme sepse SHISH me Kanushin e Ramës, ka marrë një goditje shumë të rëndë në këtë aspekt. Siç e dini, ai ka shkatërruar strukturat 20-vjeçare të luftës kundër drogës dhe terrorizmit dhe ka kryer një akt të papërgjegjshëm. I bëj thirrje qytetarëve që të çojnë çdo informacion që kanë në interesin më të mirë për sigurinë e vendit. Nëse ja dërgojnë Ardi Veliut denoncimet, i bie tja dërgojnë Balilit. Qytetarët duhet t’ja’ dërgojnë DEA-s çdo informacion që marrin për çështjes të drogës.” – tha Berisha.